Foto: Facebook

VV: Për Haradinajn Nuk Mund të Bëjmë Marrëveshje me Veselin

“Ka qenë koha e fundit për reflektim e Veselit. E përshëndesim tërheqjen e Veselit nga kandidatura për kryeparlamentar”, thotë VV në një postim në “Facebook”.

“Ne tash presim se kush do të jetë kandidati i PAN për kryetar Kuvendi. Le ta propozojnë ndonjë personalitet që është sa më gjithpërfshirës”, thekson Vetëvendosje.

Sa i përket propozimit të kreut të PDK-së që ata ta votojnë Haradinajn, Vetëvendosje thotë se nuk mund të bëjë marrëveshje me Veselin.

“Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të z.Haradinaj për të formuar qeverinë, radha i kalon të nominuarit tone”, thuhet në reagimin e VV-së pas një deklarate të kreut të PDK-së në televizionin public, sipas të cilit ai është I gatshëm të tërhiqet si kandidat për kreun e Kuvendit nëse Vetëvendosje e voton të nominuarin e koalicionit PAN, Ramush Haradinajn, për kryeministër.