VV ia Merr Kamenicën LDK-së

Në Kamenicë udhëheq kandidati i Vetëvendosjës, Qëndron Kastrati, me 55.4% ndaj rivalit të tij nga LDK, Shaip Surdulli që ka marrë 44.6%.

Rezultatet zyrtare të KQZ-së tregojnë se Qëndron Kastrati nga LVV ka  33,69 %  të votave dhe Shaip Surdulli nga LDK ka 28,79 % të votave.

Kandidati i VV, Qëndron Kastrati ka marrëveshje koalicioni me AAK-në për garën e balotazhit më 19 nëntor. Shaip Surdulli nga LDK ka marrë mbështetjen e AKR-së për këtë komunë.