(Arkiv) I akuzuari Zoran Vukotiq në Gjykatë - foto: KALLXO.com

Vukotiq para Gjykatës për akuzat tjera për krime lufte

Gjykimi kundër Zoran Vukotiq, të akuzuarit për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë pritet të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Gjykimi i sotëm ka të bëjë me aktakuzën lidhur me torturat dhe keqtrajtimet që iu janë bërë të burgosurve në burgun e Smerkonicës, si dhe gjatë kolonës në Studime të Epërme dhe të Poshtme.

Në seancën e sotme pritet të jap fjalën përfundimtare mbrojtësi i të akuzuarit Zoran Vukotiq, avokati Vlajic.

KALLXO  ka raportuar vazhdimisht lidhur me këtë proces gjyqësor