Vuçiq: Vendimi i Gjykatës së Francës, i Turpshëm

Pasi gjykata dha vendimin për kryetarin e AAK-së në akuzat e serbisë për krime të luftës, Vuçiq thirri mbledhje urgjente të qeverisë që e drejton.

Pas mbledhjes, ai u tha gazetarëve se “asnjë njeri normal nuk mund ta kuptojë” vendimin e gjykatës në Francë.

“Vendimi nuk është i arsyetuar pasi që nuk është pranuar kërkesa e qeverisë së Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt”, tha ai.

“Nuk kemi humbur ne, kanë humbur ata që e morën këtë vendim”, tha Vuçiq në Beograd.

Ai tha se Serbia do t’i dërgojë “notë të fuqishme proteste” Francës për shkak të vendimit të gjykatës për të mos e ekstraduar Haradinajn dhe do ta ftojë ambasadorin në Francë për konsultime në Beograd.