Parakalimi i FSK-së, Foto: Denis Sllovinja

Vuçiq: Serbët të Mos Përfshihen në Krijimin e Forcave të Armatosura

Pas fjalimit drejtuar kombit, duke iu përgjigjur pyetjes që lidhej me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të mos përfshihen në krijimin e këtyre forcave.

“Ftoj serbët që të mos përfshihen në krijimin e Forcave të Armatosura së Kosovës, edhe ata në jug, edhe ata në veri”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo nuk duhet të bëhet derisa nuk ka ndonjë marrëveshje.

Vuçiq deklaroi më tutje se i kanë thënë që forcat e Kosovës që përmbajnë edhe serbë brenda tyre nuk janë kërcënim për Serbinë.

Ai qëndrimin e tij që serbët të mos përfshihen në krijimin e FAK-ut, e lidhi me të kaluarën historike, kur tha se në kohën e Turqisë dhe Austro-Hungarisë edhe këto dy perandori kishin rekrutuar serbë në ushtritë e tyre dhe pastaj serbëve u është dashur të luftonin edhe mes vete.

Në shkurt të këtij viti, një orhganizatë i kërcënoi me jetë serbët në veri të Kosovës që janë pjesë e FSK-së.

http://kallxo.com/mesazhe-kercenuese-ndaj-pjesetareve-serbe-te-fsk-se-ne-zubin-potok/

Lista Serbe, partia politike e serbëve të Kosovës e përkrahur nga Beogradi është deklaruar vazhdimisht kundër ndryshimeve kushtetuese që e kthejnë FSK-në në Forca të Armatosura të Kosovës.

Për këto ndryshime kushtetuese duhet edhe shumica e deputetëve të komuniteteve pakicë.