Vuçiq në Konferencë | Foto: KAllxo.com

Vuçiq i Befasuar me Deklaratën e Kociancicit për Asociacionin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë për RTS-në se është i befasuar me deklaratën e Maja Kociancicit se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të krijohet sipas ligjeve të Kosovës.

“Jam i befasuar me këtë deklaratë sepse 100 herë u kam thënë në Bruksel se Asociacioni do të themelohet në pajtim me Marrëveshjen e  Brukselit, parimet dhe planin e zbatimit”, tha Vuçiq për radio-televizionin publik serb.

Ai konstatoi se nëse pajtueshmëria me Kushtetutën e Kosovës u është e vetmja gjë e rëndësishme përfaqësuesve të BE-së, atëherë ata më nuk janë neutralë në raport me statusin.

“Por mirë, unë mendoj që me koka të ftohta duhet ta shqyrtojmë krejt këtë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se në Marrëveshjen e Brukselit nuk shkruan që Asociacioni duhet të krijohet duke u bazuar në ligjet e Kosovës.

Maja Kociancic, zëdhënësja e përfaqësues së lartë të BE-së Federica Mogherini, tha dje se Asociacioni duhet të krijohet duke u bazuar në ligjet e Kosovës.