Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq - Foto: Rtv21

Vuçiq e Mogherini nuk janë pajtuar për gjithçka

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takoi sot në Beograd përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Ai gjatë një konference të përbashkët për gazetarët tha se në takim me kryediplomaten europiane biseduan për kapitujt rreth anëtarësimit të Serbisë në BE, si dhe për ato në të cilat Serbia ka arritur përparim dhe ato për të cilat Komisioni Europian thotë se nuk është arritur përparim.

Siç tha Vuçiq, në takim me Mogherini të dy ata nuk janë pajtuar për gjithçka.

“Kur të vini te çështja e Kosovës, atëherë ne në Serbi kemi shumë gjëra për të thënë, që është ndryshe nga këndvështrimi i shumë vendeve të BE-së, si dhe Prishtinës”, tha Vuçiq, transmetojnë mediat serbe./21Media