Vuçiq Anulon Vizitën, pas Lejes nga Prishtina

Komentet e Vuçiq u bënë në një televizion serb gjatë mbrëmjes së të martës.

“As që vjen një shprehje ky lloj i presionit dhe cirkut që po e bën Prishtina”, tha Vuçiq për televizionin shtetëror serb, RTS.

Qeveria e Kosovës kishte dhënë leje për Kryeministrin serb dhe kandidatin për President Aleksandar Vuçiq që ta vizitojë pjesën veriore të Kosovës për tre orë të mërkurën.

Kosova kishte miratuar një kërkesë nga Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për ta vizituar Leposaviqin, një komunë veriore me shumicë serbe, të mërkurën teksa ai bën fushatë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

“Ne kemi marrë një vendim për Aleksandër Vuçiqin që të qëndrojë për tre orë në veri, ku do të vizitojë një shkollë”, tha Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Ky është një vendim i vështirë për qeverinë tonë, duke ditur sjelljet e Serbisë ndaj Kosovës”, shtoi Hoxha.

Mirëpo, Kosova kishte ndaluar Ministrin e Mbrojtjes serb, Zoran Gjorgjeviq dhe Ministrin e Brendshëm Nebojsa Stefanoviq që t’i bashkohen Vuçiqit në këtë vizitë.

Vuçic që po kandidon në zgjedhjet presidenciale serbe me Partinë Përparimtare të cilat do të mbahen me 2 prill, tha të hënën se nuk është i sigurt nëse do të vizitojë Kosovës nëse do ti shtrohen kushte nga autoritetet e Prishtinës.

Ai tha se don ta vizitojë Kosovën për dy ditë dhe akuzoi Prishtinën që po mundohet ta përdorë atë për qëllimet e tyre politike.

“Do të ishte e përshtatshme për ta që unë ti bie daulleve heroike dhe unë nuk do ta bëj. Do të shkoj në Kosovë për dy ditë dhe ata [serbët e Kosovës] po qëndrojnë të jetojnë me shqiptarët, prandaj jam për dialog”, tha Vuçiq për TV Pink.

Para vendimit të Qeverisë së Kosovës, u raportua në Serbi se Vuçiq dëshironte të vizitojë edhe kompleksin e minierave në Trepçë që pretendohet të jetë pronësi edhe e Beogradit edhe Prishtinës dhe të mbajë një tubim elektoral në Leposaviq.

Nuk është e qartë nëse planet e tij janë braktisur apo jo.