Vritet Një i Ri në Suharekë

Policia njofton për një ngjarje tragjike në një fshat të Suharekës sonte rreth orës 20:30.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, Milazim Lumi, ka dhënë detajet e para se si ka ndodhur vrasja e të riut në fshatin Sopi të Suharekës.

NDËRLIDHUR

“Dëshmitë e para flasin se gjatë kohës sa në familjen e viktimave anëtarët e saj kanë qenë duke ngrënë darkë, një person ka hyrë brenda dhe ka shtënë me armë zjarri. Tavolina ende është e shtruar, ashtu siç ka qenë”, tha Lumi për KALLXO.com.

21:05

Një person ka mbetur i vrarë dhe një i plagosur gjatë të shtënave me arë armë zjarri në fshatin Sopi të Suharekës.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:30, ka konfirmuar për KALLXO.com komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Milazim Lumi.

Sipas Lumit, i vrari është një i ri i moshës rreth 25 vjeçare ndërsa i plagosur ka mbetur babai i tij, rreth 50 vjeç. Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa komandanti i stacionit policor tha se është jashtë rrezikut për jetë.

Ai nuk ka mundur të flasë për motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa Policia bashkë me Prokurorin kanë dalë në vend të ngjarjes për të nisur hetimet.

Në fazën fillestare, Policia nuk ka folur për ndonjë të dyshuar apo të arrestuar për këtë vrasje.

27 Janar 2016 - 21:50

27/01/2016 - 21:50
NDËRVEPRIMI0

Vritet Një i Ri në Suharekë

by Qazim Hasanaj
NA NDIQNI

Send this to a friend