Vriten Tre Palestinezë në Përleshje me Izraelitët

Trupat izraelite kanë vrarë katër protestues palestinezë dhe kanë plagosur 200 të tjerë në kufirin Izrael-Gaza, kanë njoftuar zyrtarë mjekësorë të Gazës, duke rritur në 24 numrin e të vdekurve në javën e fundit.

Ata kanë thënë se demonstruesit, duke përfshirë një 16 vjeçar, janë vrarë në protestën e cila ka filluar më 30 mars.

Protestuesit, përfshirë edhe disa refugjatë janë duke kërkuar kthimin në tokën që tani i përket Izraelit.

Ata kanë ngritur disa kampe pak metra larg kufirit me Izraelin.

Numri i protestuesve ka qenë më i vogël, krahasuar me protestën e 30 marsit, në të cilën kanë vdekur 17 palestinezë.

Ushtria izraelite ka deklaruar se në protestën e të premtes janë mledhur rreth 20,000 persona.

Izraeli ka thënë se protestat janë urdhëruar nga grupi militant, Hamas, në mënyrë që protestuesit të kalojnë ilegalisht në territor dhe të nisin sulmet.