Pamje nga Peja

Vriten Dy Vëllezër në Kryshec të Pejës

Dy vellezër janë gjetur të vrarë mbrëmë buzë malit në fshatin Kryshec të Pejës.

Gjetjen e trupave të të vrarëve e konfirmoi për KALLXO.com kryeprokurori i Pejes, Agim Kurmehaj.

Ai tha se trupat e pajetë jane gjetur mbrëmë rreth mesnatës në fshatin Kryshec.

Kryeprokurori Kurmehaj tha se momentalisht nuk ka te dyshuar rreth këtij rasti, ndërsa bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar.

KALLXO.com ka shkruar ehe për vrasje tjera në Komunën e Pejës.

http://kallxo.com/borxhi-dyshohet-te-jete-motivi-vrasjes-se-djeshme-ne-peje/

http://kallxo.com/vrasja-ne-peje-video-nga-vendi-ngjarjes/

Gjashtë ditë më parë në Janhoc të Gjakovës ndodhi një vrasje dhe një vetëvrasje.

http://kallxo.com/dy-te-vrare-ne-jahoc-te-gjakoves/