Vrasjet dhe Dhuna në Familje- Institucionet po Dështojnë

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, në dy raste të ndara në muajin e fundit dy gra kanë mbetur të vdekura nga dhuna e bashkëshortëve të tyre.

Në Pejë, në rrethana mizore një grua është vrarë me sëpatë nga ish- bashkëshorti i saj.

Nga sulmi i burrit e plagosur kishte mbetur edhe një grua shtatzënë.

Rastet kanë treguar se shoqëruar dhe institucionet ende nuk kanë arritur qëllimin që të jenë të gatshme të parandalojnë krimin brenda familjes.

Shqipe Malaj nga Institucioni i Avokatit të Popullit tregon se institucionet përgjegjëse nuk po arrijnë të parandalojnë vrasjet që si shkas kanë dhunën në familje.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, siç transmetoi emisioni, ka thënë se mosrespektimi i normave standarde nga ana e përgjegjësve brenda institucioneve të sigurisë dhe ligjit, po i nxit dhunën në familje, e cila sipas saj shpesh përfundon me raste fatale për gratë që janë viktima të dhunës.

Berisha ka thënë se të gjitha institucionet përgjegjëse i kanë lëshimet dhe mangësitë e tyre në trajtimin e rasteve të dhunës në familje e veçanërisht në parandalimin e vrasjeve.

Deklaratat e Shqipe Malajt dhe Adelina Berishës mund t’i ndiqni në vijim.