Foto-ilustrim

Vrasje në Tentativë në Viti

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në fshatin Lubishtë të Vitisë.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka raportuar se gjatë kacafytjes me të dyshuarin i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij mirëpo nuk e ka qëlluar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50.