Foto: Ilustrim

Vrasje në Tentativë në Prishtinë e Gjilan

Një person është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një person i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 04:45.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur edhe në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:54.

I dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një kafiterie, ku ka qëlluar viktimën i cili ka qenë në kafiteri.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është liruar.

I dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

Njësiti policor ka arrestuar tre persona, të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja të armës.

Janë konfiskuar edhe dy vetura të personave të dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit tre të arrestuarit dërgohen në mbajtje.