Foto-ilustrim

Vrasje në Tentativë në Gjilan

Një person është sulmuar me thikë mbrëmë në Gjilan.

Sipas Policisë, rasti, të cilin po e trajton si vrasje në tentativë, ka ndodhur në rr. “Bulevardi i Pavarësisë”, në Gjilan, rreth orës 20:20.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë duke i shkaktuar lëndime”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.