Foto: Ilustrim

Vrasje në Graçanicë

Një person është vrarë me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Graçanicë.

Policia e Kosovës njofton se  dje në pas orës tre të mëngjesit një burrë në fshatin Dobratin, ka shtënë me armë në drejtim të një burri tjetër duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një  gëzhojë ndërsa me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-47 me leje dhe një pistoletë me një fishekë.

Sipas raportit,  i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.