Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës - Foto: KALLXO.com

Vrasja e Aulon Zekës, Sot Jepet Fjala Përfundimtare

Sot është fjala përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Aulon Zekës.

Lajmim për KALLXO.com e konfirmoi Skender Musa avokat i palës së dëmtuar.

“Sot është fjala përfundimtare e palëve, prokuroria e kanë përfunduar seancën e kaluar, ndërsa sot rendi është tek unë dhe tre avokatët e të miturve që po gjykohen në lidhje me këtë vrasje”, tha Musa.

Ndryshe, Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë. Dy persona të mitur po gjykohen për këtë vrasje, ndërsa një tjetër për moslajmërim të kësaj vepreje penale.

Seancat e këtij gjykimi janë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar rreth gjykimit për vrasjen e Aulon Zekës.