Foto-ilustrim

Vrasja e 16-Vjeçarit, Arrestohen Dy të Mitur

Dy persona të mitur, njëri mashkull e tjetri femër, janë arrestuar lidhur me hetimet rreth vrasjes së 16-vjeçarit Aulon Zeka, i cili u gjet pa shenja jeta dje rreth orës 11:00 në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Ndërlidhur me hetimin e këtij rasti në orët e mbrëmjes ndaj 2 personave është shqiptuar masa e arrestit policor, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë për t’i proceduar me tej në fazat tjera të procesit hetimor”, theksoi Borovci.

Sipas zëdhënësit të Policisë, ndaj 2 të arrestuarve, një femër dhe një mashkull, që të dy të mitur, Policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nëse të njëjtit ndërlidhen në ndonjë formë me rastin në fjalë.

Trupi i pajetë i viktimës, ishte dërguar dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

http://kallxo.com/policiai-riu-ne-prishtine-u-vra/