Foto-ilustrim

Vozit Shpejt, Godet Tri Këmbësore

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili përderisa ishte duke lëvizur me veturë dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur tri këmbësore.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, në Prishtine.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur mbrëmë në ora 20:05 në fshatin Llabjan të Novobërdës.