Arkiva - Foto: KALLXO.com

Voziste i Dehur Veturën e Padoganuar

Policia ka ndaluar në Gjakovë një person, i cili ishte duke vozitur një veturë të llojit “Opel Frontera” pa targa.

Ngjarja ka ndodhur rr. “Nëna Terezë” më 27.09.2016 rreth orës 00:10.

Gjatë verifikimit të personit dhe dokumentacionit Policia ka kuptuar se vetura është e padoganuar, ndërsa gjatë bërjes së alkootestit vozitësit të veturës është kuptuar se i njëjti është nën ndikim të alkoolit.

Vetura është konfiskuar për t’iu dorëzuar Doganës së Kosovës.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.