Një qytetare duke votuar - Foto: Atdhe Mulla

Votuesi ia Kontrollon Fletëvotimin Gruas

Një votues (R.L.) në qendrën e votimit në shkollën “Naim Frashëri” në Banjë të Malishevës e ka hapur votën e bashkëshortes së tij për të parë se për kënd ka votuar ajo.

Rastin e shikimit të votës së bashkëshortes kryesuesi i qendrës së votimit e ka evidentuar në procesverbal.

Këtë veprim ky qytetar e bëri me gjithë insistimin e komisionerëve dhe vëzhguesve të pranishëm që mos ta bënte atë.