Votim me Asistencë në Gllanasellë

Një grua shihet teksa u ndihmon për të votuar dy votueseve tjera në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit.

Filmimi i KALLXO.com është bërë në shkollën e fshatit Gllanasellë ku është e vendosur qendra e votimit 0316e.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e parashikon ndihmën për personat analfabetë, ose invalidë që e kërkojnë një ndihmë të tillë, por ai nuk lejon që një person t’u ndihmojë dy votuesve.

“Votuesi i cili është me aftësi të kufizuar në atë mënyrë që nuk është në gjendje të shënojë ose hedh fletëvotimin dhe/ose është analfabet mund të ndihmohet nga një person tjetër i zgjedhur nga votuesi nëse ai kërkon një ndihmë të tillë. Personi i tillë e ndihmon vetëm një votues dhe nuk është anëtar i KVV-së ose  vëzhgues i akredituar,: thuhet në nenin 89, pikën 5 të këtij ligji.

KALLXO.com raportoi edhe më herët për asistime gjatë votimeve.

http://kallxo.com/votim-asistence-ne-polluzhe/

Në qendrën e votimit në Gllanasellë të drejtë vote kanë 1594 votues.