Vonohet Zëvendësimi i Flamurit Kombëtar me Atë të Kosovës

Për shkak se në shtizën ku gjendet flamuri kombëtar shqiptar nuk ka rrymë, punëtorët nuk po arrijnë ta ulin atë dhe ta zëvendësojnë me flamurin e Kosovës.

Gazetarja e KALLXO.com raporton se në vendin e ngjarjes janë dy punëtorë të një kompanie private dhe dy punëtorë të autorizuar nga Qeveria për ta ndërruar flamurin.

Në vendin e ngjarjes, te “Rrethi i Flamurit” janë parë edhe inspektorë të Komunës së Prishtinës.

Ditë më parë, kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti tha se sipas Ligjit kryeministri mund ta mënjanojë flamurin kombëtar në rastet e festave, siç është edhe përvjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Rreth orës 20:00 te “Rrethi i Flamurit” kanë ardhur ekipet e KEDS-it për ta rregulluar problemin me rrymë në shtizën e flamurit.