Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Vodhi Arkën e Dedikuar për Persona në Nevojë

Gjatë ditës së djeshme Policia ka arrestuar një të dyshuar për vjedhjen e një arke, e cila ka qenë e dedikuar për persona në nevojë.

Sipas Policisë, rasti i vjedhjes ishte raportuar më 14 prill.

Vjedhja kishte ndodhur në një lokal në rr. “Bajram Kelemendi”, në Prishtinë, më 14.4.2017 mes orës 22:00 – 23:00.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.