Ilustrim

Vlorë: Zbulohet Depoja e Drogës

Policia e Vlorës ka zbuluar një depo ku ruhej një sasi e madhe e kanabisit.

Sipas njoftimit të policisë një sasi prej 450kg mariuhanë është gjetur në fshati Bristan të Vlorës e paketuar për tu transportuar për në Malin e Zi.Droga është konfiskuar si pjesë e operacionit me policinë Malazeze dhe pas kapjes së një gomoneje e cila transportonte 28kg drogë për në mal të zi.

Në njoftimin e policisë tregohet se aksioni I përbashkët me policinë e Malit të Zi është duke vazhduar ndërsa hetimet janë hapur ndaj tre shtetasve shqiptarë dhe një shtetasi malazez.