Vlorë; Filmohet Hajni i Veturave

 

Policia Shqiptare ka publikuar materiale filmike të arrestimit dhe vjedhjeve të kryera nga një shtetas në rrethin e Vlorës dhe Sarandës.

Në pamjet filmike të transmetuara shihet shtetasi A.Q. 43 vjeç duke thyer xhamin e një makine dhe duke vjedhur nga aty kasetofonin e makinës.

Sipas njoftimit të policisë personi me prejardhje nga Tirana është identifikuar e më pas arrestuar. I njëjti sipas njoftimit të policisë udhëtonte nga Tirana me autobus për në zonat ku kryente vjedhjet ndërsa paratë e fituara i shpenzonte në lojërat e fatit.

Shtetasi dyshohet se në datat e poshtëshënuara kishte kryer këto vjedhje

Me datë 17.12.2017, në lagjen ”Nr.4”, është kapur në flagrancë duke vjedhur kasetofonin e mjetit tip ”Benz” në pronësi të shtetasit K.O.

Më datë 10.12.2017, në lagjen ”Nr.4”, ka vjedhur pasqyrat e mjeti tip ”BMW”, në pronësi të shtetasit I.I., si edhe të mjetit tip ”Benz”, në pronësi të shtetasit K.I.

Më datë 01.12.2017, në parkingun e spitalit në lagjen ”Nr.3”, në mjetin që perdoret nga shtetasi B.H., ka vjedhur një bateri, një palë syze dhe nje sasi eurosh.

Më datë 15.11.2017, në lagjen ”Nr.4”, ka vjedhur baterinë , e mjetit tip ”Benz”, në pronësi të shtetasit I.K.

Më datë 12.11.2017, në lagjen ”Nr.3”, ka vjedhur maskarinon e mjetit tip “Golf 5”, në pronësi të shtetasit L.Sh.

Më datën 02.12.2017, në lagjen ”4 Heronjt”, Vlorë, ka vjedhur pjesët e mjetit tip ”Volksëagen Golf”, si kofano, filtri i ajrit, fenerët dhe baterinë në pronësi të shtetasit G.H.

Më datë 25.11.2017, në lagjen ”Rilindja”, Vlorë, ka vjedhur maskarinon e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.Xh.

Më datën 18.11.2017, në lagjen ”1 Maji”, Vlorë, ka vjedhur xhamat e pasqyrave të mjetit tip ”Benz”, në pronesi të shtetasit E.A.

Më datë 24.09.2017, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, ka vjedhur portofolin, celularin IPhone7+, të ndodhura në mjetin e shtetasit N.F.