Vlora Çitaku ia Rikujton Trump-it që Kosova e do Amerikën

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Amerikë, pati një bisedë të shkurtër me presidentin e ardhshëm Donald Trump, të cilit ia rikujtoi se Kosova është shteti më pro-amerikan në botë.

“Pata mundësinë të flas shkurt me presidentin e zgjedhur Donald Trump, me Sekretarin e Shtetit, Tillerson, dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Flynn. U thashë atyre se jam ambasadore krenare e shtetit më Pro-Amerikan në faqe të tokës,” shkroi Çitaku në Facebook.

Takimi ndodhi vetëm tre ditë para inaugurimit të presidentit të ri Amerikan, në darkën që e organizoi komiteti i inaugurimit për komunitetin diplomatik.

Zyrtarë të Kosovës me shpejtësi filluan të punojnë në krijimin e kontakteve me administratën e re Republikane, sapo Trump u zgjodh president në zgjedhjet e nëntorit 2016.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbajti takime me senatorë dhe kongresmenë republikanë gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

Pas takimit me kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme me Senatin, Senatorin Republikan Bob Corker, Thaçi shkroi në Facebook se ata diskutuan “nevojën për Shtetet e Bashkuara për të patur një rol udhëheqës në vendin tonë, sepse vonesat e Bashkimit Europian janë duke krijuar një vakum i cili po perdoret nga të tjerët”.

Thaçi takoi gjithashtu mikun e vjetër të shqiptarëve, senatorin republikan Robert Dole. Pas një takimi tjeter me senatorin republikan John McCain, Thaçi shkroi se ai e kishte ftuar për të vizituar Kosovën.

Thaçi zhvilloi takime edhe me senatorin Joni Erst dhe me anëtarin republikan të Kongresit, Mike Turner.

Shqiptarët e Kosovës u çliruan nga sundimi serb në fund të viteve 1990 nën kujdesin e presidentit demokrat amerikan Bill Clinton – dhe shumë kosovarë i kanë parë prej kohësh demokratët si aleatë të vendit të tyre në politikën amerikane.

Megjithatë, që kur u zgjodh Trump, liderët e Kosovës kanë qenë të prirur për t’i kujtuar kujtdo që kandidon për Washingtonin, kredencialet pro-amerikane të vendit.

Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës Kosova e Re, ishte i pari në Kosovë që reagoi pas Fitores së Trumpit, duke u shprehur: “Unë besoj se pavarësisht nga fituesi i zgjedhjeve në Amerikë, shqiptarët do të jenë prapa vullnetit të popullit amerikan. Urime!”

Pacolli ka thënë se ai do të jetë në ceremoninë e përurimit të Trump si president.

“Është e vërtetë që unë jam ftuar”, ka thënë Pacolli një shfaqje televizive.