Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku - Foto: KALLXO.com

Vlora Çitaku Flet për Përgjimet ‘Pronto’

Ambasadorja e Kosovës në SHBA ka folur për herë të parë lidhur me përgjimet e publikuara në aferën e ashtuquajtur ‘Pronto’.

Përgjimet e publikuara në vitin 2012 kishin bërë që Çitaku të mos dilte një javë nga shtëpia.

Në një intervistë për emsiionin ‘Jeta në Kosovë’, ajo tha se përfshirja në atë skandal ishte njëri nga momentet më të vështira për të.

“Ka pasur momente kur më ka ardhë marre prej nanës. Ajo ka qenë një nga momentet. Unë një javë nuk kam dalur prej shtëpisë. Ndonëse asgjë në atë bisedë nuk është as komprementuese as shkelje e ligjit megjithatë konteksti në të cilën është plasu më ka bërë të ndihem shumë jo komode”, tha Çitaku.

Ajo rrëfeu se si nëna e saj kishte reaguar ndaj lajmit.

“Mvike marre me ja hap telefonin. Nana më tha unë vazhdoj me të pasë krenari se jeta politike i ka këto”, tha Çitaku.

Përballë Jeta Xharrës Çitaku flet po ashtu për  problemet e brendshme të ambasadës, takimin e saj me Presidentin e SHBA-ve dhe çështje të tjera.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: