Vladimir Putin, President i Rusisë. Foto: Beta

Vladimir Putin Flet për Kosovën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se vendet anëtare të BE-së, me mbështetjen për Kosovën, “vetëm sa kanë nisur aspiratat separatiste në Europë”.

Ai këto komente i bëri në seancën përfundimtare të klubit debatues ndërkombëtar “Valdaj”.

Putin tha se “qasja e ndryshme ndaj pavarësisë së Kosovës, Krimesë dhe Katalonisë është shembull i standardeve të dyfishta të Europës”.

“Tash është Katalonia. Në rajonet tjera – Kurdistani”, tha Putin, duke shtuar se standardet e dyfishta fshehin rreziqe për zhvillimin e Europës. /21Media