Vjosa Osmani - Foto: Atdhe Mulla

Vjosa Osmani: Haradinaj Solli të Njëjtin Opsion që e Refuzoi më 2016

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se Demarkacioni është ndër çështjet më kontraverse, e cila e ka mbajtur vendin peng për tri vite dhe “ka rezultuar me dhunë edhe në institucionin më të lartë përfaqësues në vend”.

“Qysh në fillim kur përdorëshin dhunë në Kuvend, bashkë me deputetin Ilir Deda paraqitëm dokumentin 5 pikësh. Më pas, me deputetin Arben Gashi propozuam në Bruksel të behej deklaratë mes dy kryeministrave”, tha ajo.

“Fatkeqësisht Ramush Haradinaj pat refuzuar këto opsione e sot po e sjellë po të njëjtin. Sot vjen me të njëjtat opsione që qysh më 2016 kanë pasë mundësi të arrijnë një konsensus”, tha ajo.

KALLXO.com po transmeton LIVE seancën për Demarkacionin.