Flamuj të Amerikës dhe Kosovës në sheshin kyesor të Prishtinës

Vjen Urimi nga Administrata Trump për Ditën e Pavarësisë

“Në emër të Presidentit Trump dhe popullit amerikan kam kënaqësinë të uroj qytetarët e Kosovës me rastin e nëntëvjetorit të pavarësisë tuaj”, thekson deklarata e Sekretarit të Shtetit, Rex W. Tillerson.

“Shtetet e Bashkuar vlerësojnë miqësinë e fuqishme me Kosovën të bazuar në aspiratat e dyanshme për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne i duartrokasim progresit që populli i Kosovës ka bërë në zhvillimin e institucioneve demokratike, multietnike gjatë 9 viteve si shtet i pavarur”, thuhet më tej në deklaratën e urimit.

“Në vitin 2016 ShBA ka qenë e lumtur ta shohë Kosovën duke fituar medaljen e parë të artë olimpike dhe të luajë ndeshjen inauguruese në FIFA. Ne mezi presim të shohim progresin e mëtejmë të Kosovës përderisa vendi po punon në forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të ndërtojë marrëdhënie pozitive me fqinjtë dhe botën mbarë”, thuhet më tej në deklaratën e shefit të diplomacisë amerikane.

“ShBA mbesin të përkushtuara ta ndihmojnë Kosovën të ketë sukses dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët e saj drejt paqes dhe prosperitetit”, përfundon deklarata e urimit e Sekretarit të Shtetit Rex W. Tillerson.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Deri më tani, Kosovën e kanë njohur 113 shtete të ndryshme të botës.

Për shkak të rolit të saj udhëheqës në luftën për çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit të pavarur, nga populli dhe institucionet kosovare ShBA çmohet si miku dhe aleati më i madh.