Drenasi | Foto: KALLXO.com

Vjedhje në një Ordinancë në Drenas

Sipas policisë nga ordinanca dhe barnatorja që ndodhen përballë shtëpisë së shëndetit të këtij qyteti janë vjedhur një teklevizor me ekran të sheshtë dhe një aparat për matjen e tensionit të gjakut.

Policia ka arritur t’i kapë të dyshuarit për këtë vjedhje.

“Njësitet policore të Stacionit Policor të Skenderajt kanë arritur t’i ndalin të dyshuarit në fshatin Marinë,” thuhet në njoftimin policor.

Na makinën e të dyshuarve është gjetur televizori i vjedhur.

“Gjatë kontrollit është vërtetuar se televizori i vjedhur gjendej në makinën WV Polo,” sqaron policia.

Të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.