Foto-ilustrim| Foto: Atdhe Mulla

Vjedhje në Makinën me Targa Gjermane

Policia njofton se në zonën industriale të Prishtinës një grua ka raportuar thyerjen e makinës dhe vjedhjen e një çante.

“Viktima ka raportuar se pasi kishte parkuar veturën (me targa gjermane) në një parking, persona të panjohur i kanë thyer veturën dhe i kanë marrë një çantë krahu”, thuhet në raportin policor.

Raportuesja e vjedhjes tregoi në polici edhe çfarë kishte në çantën e vjedhur.

“Kishte para, telefonin, dokumentet personale dhe disa dokumente të familjarëve, të gjitha të lëshuara nga shteti i Gjermanisë”, vijon shpjegimi në raportin policor.

Policia bën me dije se është duke e hetuar rastin të cilin e ka regjistruar si vjedhje e rëndë.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të vjedhjeve.

http://kallxo.com/policia-arreston-te-dyshuarit-per-vjedhje/

http://kallxo.com/tre-te-arrestuar-per-vjedhje-ne-ferizaj/

http://kallxo.com/policia-ne-kerkim-te-te-dyshuarit-per-vrasje-e-vjedhje/