Vjedhja e Organizuar Tatimore

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetoi sonte hulumtimin disamujor rreth një skandali multi-milionësh në Administratën Tatimore të Kosovës.

Hulumtimi ka nisur kur një hetues në ATK ka raportuar skandalin në KALLXO.com.

Në këtë hulumtim, kallxuesi Murat Mehmeti, hetues në ATK, foli me emra për firmat fantome të përfshira në këtë skandal dhe personat që, sipas tij, e penguan hetimin e këtij skandali brenda ATK-së.

Në këtë hulumtim, përveç kallxuesit të korrupsionit, folën edhe drejtues të dikurshëm dhe të tanishëm të ATK-së, prokurori special i Kosovës, një hetues i EULEX-it si dhe viktimat e këtij skandali, në mesin e të cilëve edhe një i pastrehë, në emër të të cilit janë regjistruar firmat fantome.