Vjedhin Paratë e Mbledhura për të Ndihmuar

Policia ka arrestuar dy persona në Podujevë, pasi ata vodhën disa para të mbledhura në një organizim humanitar.

Të arrestuarit dyshohen se i vodhën një aktivisteje të këtij aksioni një kuti qelqi ku ajo po mbante paratë e ndihmave.

Të dyshuarve u është caktuar nga prokurori ndalimi policor, ndërsa policia rastin e ka cilësuar vjedhje të rëndë.