Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

I Vjedhin Kasafortën me 19 Mijë Euro

Një person ka njoftuar policinë se persona të panjohur i janë futur në shtëpi në Rakaj të Kaçanikut dhe i kanë vjedhur kasafortën ku ruante paratë e gatshme.

Sipas ankuesit, në kasafortë ai i kishte 19 mijë euro.

Policia ka arritur të identifikojë dhe arestojë dy të dyshuar për këtë vjedhje të rëndë.

Të arrestuarve me urdhër të prokurorit u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të vjedhjeve të rënda.