Foto: Ilustrim

Vjedhin Derivate nga Autobusi

Policia ka arrestuar dje një të dyshuar, i cili në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër, që është në arrati, kanë vjedhur një sasi derivatesh nga një autobus.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur dje në ora 01:20 në rr. “Mbretëresha Teutë”, në Prishtinë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti nga Policia po trajtohet si vjedhje  e rëndë.