Foto: Atdhe Mulla

Visar Ymeri: Vota të Shndërrohet në Qeverisje të Mirë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, u bëri thirrje qytetarëve që me votën e tyre të ndikojnë në, siç tha ai, qeverisje të mirë të komunave në katër vitet e ardhshme.

Ymeri votoi në qendrën e votimit në shkollën Faik Konica në Prishtinë nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive të votuesve në zgjedhjet e sotme lokale.

“Gjithçka ishte në rregull me votimin. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët, secili në komunat e veta, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar sa më masivisht në mënyrë që vota e tyre të shndërrohet në qeverisje të mirë në komunat ku jetojnë”, tha Visar Ymeri.