Foto: Xhafer Tahiri/ Facebook

Vihet Gurthemeli i Ndërtesës Administrative të Ujësjellësit në Vushtrri

Sot është vënë gurthemeli i ndërtesës administrative të ujësjellësit rajonal “Mitrovica”,  njësia në Vushtrri.

Në vënien e këtij gurthemeli mori pjesë edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri i cili tha se ky objekt do ta përmirësoj cilësinë e shërbimeve në ujësjellësit në komunën  e Vushtrrisë.

“Është një objekt modern,  i cili është donacion nga LuxDev, dhe i cili do ta përmirësoj cilësinë e shërbimeve të ujësjellësit rajonal me njësi në Vushtrri” tha Tahiri.

Tahiri shtoi se kushtet e punës në këtë njësi kanë qenë shumë të rënda.

“Deri më tani kjo njësi ka punuar në kushte shumë të rënda. Për tre muaj ne do të kemi një objekt të ri dhe modern,  ku do të kryhen shërbime cilësore për qytetarët e Vushtrrisë” tha Tahiri.