Viets: Roli i Mediave Është të Raportojnë në Mënyrë të Përgjegjshme

Ambasadorja Viets foli për KALLXO.com për këtë ditë. Ajo kërkoi nga mediat që të jenë të përgjegjshme në raportimet e tyre.

“Mediat e lira e bëjnë këtë, informojnë qytetarët e tyre për faktet. Globalizimi dhe teknologjia e ka rritur rrjedhën e informacionit shpejt prandaj është roli i medias që t’i strukuturojë ato dhe të raportojë në mënyrë të përgjegjëshme e të zhvillojë dhe komentojë në lajme në mënyrë që lexuesit mund ta kenë gjithë pamjen”, tha ambasadorja Viets.

Ajo tha se ekziston një rrezik i informimit në ditët e sotme pasi që është bërë një zhvillim i hovshëm i teknologjisë.

“Teknologjia e re e ka marrë monopolin e medias nga mediat tradicionale. Tani të gjithë mund bëjnë blogje ose portale të lajmeve. Kjo e ka rritur nivelin e informimit mediat digjitale, jep mundësi të reja për të raportuar dhe analizuar të dhënat por është bërë e lehtë për njerëzit të shpërndajnë lajme false dhe të manipulojnë informimin”, tha Viets.

Sa i përket Kosovës ajo tha se këtu sheh shumë lajme të rreme.

“Shoh shumë lajme të rreme ndoshta jo me qëllim. Ndoshta është presioni i kohës. Mbi të gjitha ka raportim të mirë dhe të shpejtë por mendoj se duhet të bëhet një kontroll i fakteve“, tha ajo.