Vidhet një ‘Golf 2’

Policia është duke e hetuar një rast të lajmëruar të vjedhjes së veturës.

Sipas raportit të përditshëm policor, një qytetar nga Podujeva ka raportuar dje në Polici se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura  e llojit “Golf 2”.

Sipas ankuesit, vetura është me targa vendore.

Këtë rast, Policia po e trajton si vjedhje e veturës.