Shkolla në Vragoli

Vidhen Kompjuterë e Printerë në Shkollën e Vragolisë

Në shkollën fillore “Vëllezërit Frashëri” në Vragoli të Fushë Kosovës janë vjedhur disa kompjuterë e printerë gjatë vikendit që shkoi.

Sipas stafit të mësimdhënësve të kësaj shkolle, hajnat  kanë shfrytëzuar pushimin disaditor dhe vikendin për të thyer shkollën dhe për të vjedhur pajisjet.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me drejtorin e shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri”, Rexhep Drenovci i cili e konfirmoi rastin por nuk dëshiroi të flas para kamerës.

“Po vjedhja ka ndodhur gjatë ditëve të pushimit”, u përgjigj shkurt Drenovci.

Një vjedhje tjetër në shkollë është evidentuar sot edhe në shkollën “Jeronim de Rada” në Ferizaj.

http://kallxo.com/hajnat-thyejne-dyert-e-shkolles/