Ilustrim

Vidhen Katër Televizorë në Deçan  

Një burrë nga Deçani është arrestuar nën dyshimet se ka vjedhur katër televizorë nga një shtëpi.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari dje në rreth orës 8 të mëngjesit kishte depërtuar në një shtëpi në fshatin Baballoq dhe kishte kryer vjedhjen.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti ditor i policisë po ashtu ka njoftuar për një vjedhje tjetër në fshatin Beleg të Deçanit.

Një burrë është arrestuar pasi kishte depërtuar me forcë në dyqanin e viktimës mashkull K/shqiptar, ku kishte vjedhur tri paketime me cigare me vlerë rreth 75 euro

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.