VIDEO : Zgjerohet Rrjeti i Termokosit

Nga zgjerimi i rrjetit të Termokosit pritet të përfitojnë disa lagje të Prishtinës. Qytetarët e mirëpresin këtë zgjerim, kurse zyrtarët thonë se në maj pritet të nisin punimet, raporton RTK.

Dimri i radhës pritet t’i gjejë edhe disa lagje të tjera të kyçur me ngrohtorën e kryeqytetit. Qytetarët e Lagjes Kalbria thonë se e mirëpresin shtrirjen e Termokosit në lagjen e tyre.

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Naser Canolli ka theksuar se nëse proceset e projektit të Komisionit Evropian ecin sipas parashikimeve, në maj do të nisë me punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit.

Pjesa qëndrore e Prishtinës do të jetë zona e parë ku do të ndërhyhet.

Ndërsa, zyrtar nga Komuna e Prishtinës thonë se detajet e zgjerimit të rrjetit të ngrohtorës do të kuptohen brenda pak ditësh.

Projekti për zgjërimin e rrjetit të ngrohjes do të bëhet me ndihmën e Komisionit Evopian me një fond prej 8.3 milionë euro.