VIDEO: Vozitja e Rrezikshme e Policisë

Në videon të cilën KALLXO.com e ka pranuar nga një qytetarë shihet makina Skoda e policisë tek lëvizë në kahje të kundërt pasditen e 28 korrikut 2017-të. Në zonën ku është filmuar video shpejtësia e lejuar është në 120km në orë ndërsa vozitja në kah të kundërt është e ndaluar për makina.

KALLXO.com gjatë ditës ka kërkuar shpjegime nga policia e Kosovës nëse një veprim i tillë u lejohet makinave të policisë e po ashtu sqarime për natyrën e emergjencës e cila i ka obliguar policët të lëvizin rrezikshëm në kahjen e kundërt. Edhe përkundër kërkesave me shkrim drejtuar policisë këta të fundit nuk kanë dhënë sqarime.