Vetura e përfshirë nga flakët - Foto: KALLXO.com

Video: Vetura Përfshihet nga Flaka në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga flaka para rreth një ore në Prishtinë.

Sipas pamjeve të dërguara nga një qytetar në KALLXO.com shihet një veturë që është përfshirë nga flaka në pjesën e përparme të saj.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në afërsi rrethrrotullimi afër QKUK-së.

Sipas pamjeve në vendin e ngjarjes nuk shihen as Zjarrfikësit as Policia.

Nuk dihen shkaqet e përfshirjes së veturës nga zjarri.