Këmbësorja e goditur - Foto: Rtv21

Video: Vetura Godet Këmbësoren në Qendër të Prishtinës

Një veturë ka goditur një person që raportohet të jetë i gjinisë femërore. Aksidenti ka ndodhur afër Rektoratit të UP-së në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20.

Sipas dëshmitarëve, e lënduara nuk ka qenë duke kaluar rrugën në vendkalim, shkruan rtv21.tv.

Autoambulancës iu desh rreth 20 minuta kohë të vinte në vendin e ngjarjes pasi kishte ngecur në trafik.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe Policia./21Media