VIDEO – Transporti i Votuesve në Malishevë

Të votosh është e drejtë qytetare, por kur është në pyetje partia të cilën e simpatizon, për dikë nuk është asgjë nëse ia bën ‘argatin’ brenda mundësive.

Pamjet dhe fotografitë e dërguara nga monitoruesit e KALLXO.com në fshatin Gurbardh të Malishevës tregojnë se si janë angazhuar njerëzit për t’i bartur votuesit deri te qendra e votimit për ta ushtruar të drejtën e tyre.

Vozitësi i veturës ka shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme në veturën e tij për t’u bërë vend votuesve, përfshirë edhe bagazhin.