Rruga me gropa e baltë në Drenas - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Rrugë me Gropa e Baltë në Drenas

Të reshurat e ditëve të fundit kanë bërë që të përkeqësohet edhe më shumë kalimi nëpër rrugën “Gani Elshani” në Drenas.

Siç shihet në pamjet e dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, gjendja e rrugës është shumë e keqe, me gropa e baltë e pa asnjë kaci asfalt.

Komuna e Drenasit thotë së rruga është në procedurë të rregullimit, mirëpo qytetarët duhet të presin deri sa të kryhen shpronësimet në të.

“Rruga “Gani Elshani” do të rregullohet por jemi në procedura të shpronësimit me Hekurudhat e Kosovës, e cila rrugë një pjesë e saj kalon nëpër ato prona andaj na duhet një kohë deri sa t’i kryejmë këtë procedurë dhe të vazhdojmë me punime se mjetet i kemi në dispozicion”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Drenasit.