VIDEO: Rrahja në Mes të Prishtinës

Një rrahje ndërmjet disa personave ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë në semaforët afër katedrales. Disa persona nga 2 vetura të ndryshme janë ndalur para semaforëve te katedralja dhe kanë filluar të grushtohen mes vete. Ata kanë përdorur edhe mjete të forta gjatë rrahjes si shkopinj.

KALLXO.com ka siguruar një video gjatë momentin të rrahjes, ku dëgjohet edhe njëri nga pjesëmarrësit në rrahje të thotë “O nxjerr kallashin!”

Dëshmitarët i thanë KALLXO.com se kanë parë edhe njërin nga personat me armë në dorë, që sipas tyre ka qenë pushkë e tipit AK-47.

Njëri nga pjesëmarrësit në rrahje ishte larguar për një moment, duke e lënë veturën me dyer të hapura në mes të rrugës, derisa erdhi Policia e Kosovës.

KALLXO.com shkroi dje për rastin.

http://kallxo.com/foto-rrahje-ne-kryeqytet/